Sali Berisha ka folur në Kuvend për vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA duke thënë se ka shkuar për të lobuar për presidentin serb. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se se nuk e uron pavarësinë e Kosovës në Kuvend sepse nuk e kanë votuar për genocidin serb.
Kur nisi të fliste lidhjet e krimit të organizuar shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën duke thënë se ka dalë jashtë replikës.
Berisha: Kam uruar Kosovën pa ardhur këtu për pavarësinë. Nuk e uroj me ju se nuk e votuat ligjin për genocidin serb në Kosovë. Nuk mund të uroj me ju sepse kreu juaj është një vasal i Vuçiçit që lobon për Vuçiçin në SHBA dhe sulmon Sali Berishën. Asgjë nuk të shkon nga lidhjet që ke me krimin. I kam denoncuar dhe i denoncoj. Sipas raportimeve të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Belgjikë, Britani të Madhe etj, rezulton se janë identifikuar lidhjet e shumta të krimit të organizuar shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptarë, ministra, drejtorë, punonjës policie. Këto të dëhna gjenden pranë agjencive të këtyre vendeve.
Nikolla i ndëpret fjalën: Mbaroi koha, ke dalë jashtë replikës. Ulu Berisha, nuk dëgjoheni kështu që mos vijoni.
Top Channel