Banorja e 5 majit i afrohet sapo del nga Kuvendi, Berisha: Protesta është për një të drejtë që u shkelmohet mijëra familjeve

17/02/2022 12:24

Një prej banoreve të lagjes 5 Maji ka nxituar të shkojë pranë ish kryeministrit Sali Berisha, i cili doli nga Kuvendi. Ajo i tha se shtëpia e saj është në radhë për tu shembur dhe kërkon mbështetjen e opozitës ndërsa thotë se është shkelur ligji i shpronësimit.

Berisha i tha se protesta e tyre nuk është vetëm për ato shtëpi, por për një të drejtë që u shkelmohet dhjetëra mijëra familjeve shqiptare, mos më shumë. Ndër të tjera i bëri me dije se kërkesën e saj do ta përcjellë në Komisionin Kolegjial.

Berisha: Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor, korruptiv, antikushtetues qëndrimin ndaj jush. Të gjithëve ju ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit dhe klauzolat e tij. Akti është të asgjësohet ligji këtu sepse janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti që ndërtojnë kulla dhe nuk pranojnë t’ju japin 10% e sipërfaqes që ju takon. Pikërisht për të çelur rrugën e dhunës kundër qytetarëve ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit dhe legalizimit. Ky ligj nuk mund të aplikohet tek ju sepse jeni përfitues.

Thirrja jonë është të mobilizojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, Kamzës e Kasharit, protesta juaj nuk është një protestë thjesht për shtëpitë tuaja, por për një të drejtë që u shkelmohet dhjetëra mijëra familjeve shqiptare, mos më shumë. Banorët janë të gjithë viktima të korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare. Kërkesën tuaj do ta përcjell në Komisionin Kolegjial.

Pyetje: PD është konsideruar partia e pronës dhe pronarëve. Si do i mbështesni disa individë?

Berisha: Jemi dhe do mbetemi partia e pronës por në çdo vend, përfshi këtu demokraci ndër më të vjetrat që janë SHBA, ligji i posedimit është i posedimit, kjo nuk e mohon të drejtën e pronarit. Pronarit do i përgjigjemi me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronës. Asnjë nga këta banorë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, nuk ka hapur themelet e shtëpisë pa e paguar tokën e blerë nga spekulantët e toleruar nga shteti dhe qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA