Balla takim me banorët e Lushnjës: Kundërshtari ynë më i madh janë hallet dhe problemet e qytetarëve

17/02/2022 19:38

Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi një takimi me banorët e lagjes “Loni Dhamo” ne qytetin të Lushnjes.

I shoqëruar nga kandidatja për kryetare bashkie, Eriselda Sefa Balla pa nga afër zonën ku do të zbatohet projekti më i madh i përroit të qytetit.

Gjatë bashkëbisedimit banorët e kësaj lagjeje kërkuan furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.

Lidhur me këtë shqetësim, kryetarja Sefa i bëri me dije qytetarëve se shumë shpejt do të bëhet lidhja me tubacionin kryesor të ujësjellësit dhe në këtë mënyrë do të bëhet i mundur furnizimi me ujë pa ndërprerje për të gjithë lagjen.

Një ndër projektet e tjera që do të nisë në këtë lagje janë sistemimi i fasadave të pallateve, infrastruktura e brendshme si edhe rikonstruksioni i qendrës shëndetësore.

Nga ana e tij Balla premtoi se pas takimit me ministren e shëndetësisë në Spitalin e Lushnjes ai do të vazhdojë të mbetet një spital me të gjitha pavionet dhe shërbimet që i duhen qytetarëve, duke vazhduar me investimet e tjera për të.

“Projekte të tjera janë aplikuar pranë donatorëve dhe janë në proçes të cilët do të jenë në ndihmë të nevojave sociale të banorëve të kësaj lagjieje. Ne kemi gjetur Eriselda Sefën, njeriun e duhur dhe ilaçin e duhur për punët e më të mira në Bashkinë Lushnje” u shpreh Balla.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA