Balla: Pres që 2022 të jetë viti i vizitorëve dhe turistëve që hyjnë në Shqipëri

17/02/2022 14:01

Taulant Balla foli në Kuvned për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj” duke thënë se është i bindur që 2022 do të jetë viti i vizitorëve dhe turistëve.

Balla theksoi se pret që të kapet shifra 7 milionë turistë për vitin 2022.

Balla: Turizmi është fusha kryesore e zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe unë besoj se biem të gjithë dakord që fokusi kryesor i qeverisë dhe i Kuvendit duhet të jetë në mbështetjen që i japim këtij sektori jetik që po transformon çdo ditë jo vetëm jetën e qytetarëve, por mendoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm që në një kohë të shkurtër, çdo cep i Shqipërisë mund të jetë një destinacion i rëndësishëm.

Dua t’ju jap vetëm një të dhënë të pakundërshtueshme dhe jam i bindur se viti 2022 do të jetë i vizitorëve dhe turistëve që hyjnë në Shqipëri. Nëse në 2019 hymë në kuotën 6.6 milionë dhe më pas patëm rënie për shkak të pandemisë. Mirëpres vlerësimet e ministres Kumbaro se do kapim 7 milionë turistë në vitin 2022. Qeveria e parafolësit është zhbërë tërësisht. Të gjithë e mbajnë mend se me çfarë çmime biletash udhëtonim deri në vitin 2013 dhe me çfarë çmimesh udhëtojmë tani.

Top Channel