Vaksinat kundër COVID-19 mund të mbrojnë foshnjet pasi të lindin dhe të zvogëlojnë numrin e hospitalizimeve të tyre për shkak të temperaturës.
Kështu thuhet në një studim nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara i publikuar të martën (16 shkurt).
Studimi është ndër të parët që kanë treguar dobi eventuale për foshnjet që lindin pasi nënat e tyre gjatë shtatzënisë kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer ose Moderna.
Tashmë dihej se antitrupat që zhvillohen nga vaksina kundër COVID-19 transferohen te fetusi përmes kordonit të kërthizës. Megjithatë, deri më tani ishte e paqartë se si ndikon vaksina për fëmijët pas lindjes.
“Deri në këtë studim, nuk kemi pasur të dhëna që dëshmojnë nëse këto antitrupa mund të ofrojnë mbrojtje për foshnjen kundër COVID-19”, tha doktoresha Dana Dana Meaney-Delman, një obstetër dhe hulumtuese për Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA.
Foshnjat në studim u trajtuan në 20 spitale në 17 shtete nga korriku 2021 deri në mes të janarit, gjatë rritjeve në raste që përfshinin variantet Delta dhe Omicron.
Studiuesit nuk ekzaminuan shkallët e infeksionit tek foshnjat.
Në vend të kësaj, ata shikuan të dhënat për 176 fëmijë nën 6 muaj të cilët ishin shtruar në spital me COVID-19 dhe 203 në spital për ndonjë arsye tjetër.
Ata shikuan gjithashtu statusin e vaksinimit të të gjitha nënave të foshnjave.
Shkalla e vaksinimit ishte shumë më e ulët në mesin e nënave të foshnjave me COVID-19 sesa midis atyre, foshnjat e të cilave ishin shtruar në spital me diçka tjetër – 16% krahasuar me 32%.
Rezultatet ofrojnë edhe një arsye tjetër që shtatzënat të vaksinohen, thanë studiuesit.
Rreth dy të tretat e shtatzënave në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuara.
Shumica i kanë marrë vaksinat para shtatzënisë, tregojnë të dhënat e CDC-së.
Ilaçet e tjera, duke përfshirë vaksinat për gripin dhe kollën, të marra gjatë shtatzënisë, dihet se mbrojnë nënat dhe foshnjat.
Studimi ofron “një pjesë tjetër të rëndësishme të enigmës”, tha Dr. Denise Jamieson, , e cila e quajti atë një lajm të rëndësishëm për foshnjat që janë shumë të vogla për të marrë vaksinat kundër COVID-19.
Ndërkohë që po studiohen vaksinat për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, asnjë nuk është në horizont për foshnjat më të vogla se 6 muajsh.
“Nuk është befasuese, por shumë qetësuese,” tha Jamieson.
Top Channel