Ne kemi mundur të dokumentojmë se ndotja nga metalet e rënda vijon të jetë ende në nivele alarmante, duke kapur shifra deri në 16 herë më shumë se norma.
Top Story mori një mostër toke, në thellësinë 30 cm, në njërën nga shtëpitë ngjitur me superfosfatin dhe e dërgoi për analiza pranë laboratorit të Universitetit Bujqësor.
Rezultatet e përftuara konfirmon se toka përreth ish uzines se superfosfatit ne Laç vazhdon te jetë kontaminuar, edhe 3 dekada pas mbylljes së saj.
Më konkretisht Bakri ka rezultuar me përmbajtje 16 herë më të lartë se norma, Kobalti gjendet në këtë tonkë në sasinë 12 herë mbi normë, kadmimumi 2 herë mbi normë dhe prania e zinkut është 4 herë më e lartë se norma.
Prof. Dr. Ferdi Brahushi, të cilit iu vunë në dispozicion sugjeron se duhet të ndërmarren një studim dhe analiza me te detajuara per te bere nje vleresim te plote te permbajtjes se metaleve te rende ne zonen e ish uzines se superfosfatit ne Laç, jo vetem ne toke por edhe ne uje dhe bime, ne menyre qe te ekspertët të llogarisin nivelin e rrezikut te gjendjes se ketyre metaleve te rende ne mjedis.
Top Channel