Fermeri Ndriçim Ahmati po frezon tokën e tij për ta bërë gati per mbjellje. Por këtë proces po e bën pa e pluguar më parë tokën e tij ashtu sic duhet.
Plugimi kushton 1500 lekë për dynym dhe fermeri thotë se nuk e përballon dot këtë çmim. Ai e di se pa u pluguar toka nuk jep rendiment.
Dragush Kurti dikur blegtor tregon se çmimet janë rritur për çdo proces të mekanikës, farave dhe imputeve bujqësore. Sipas tij, shumë fermerë nuk e kanë punuar tokën prej vitesh duke lënë me dhjetra hektarë toke dierr.
Ky fermer sapo ka blerë plehrat për tokën e tij. Ai tregon se një kuintal Uree e ka blerë 1100 lekë nga 5 mijë qe ishte me parë dhe kjo nuk është sasia e duhur që duhet t’i hedhin tokës.
E ndërsa sezoni i mbjelljeve sapo ka nisur, pas kamerës fermerët që takon në Myzeqe të thonë se janë pesimistë se në muajt e ardhshëm do kemi më pak produkte dhe prodhime.
Top Channel