Ristrukturimi i OKB, Rama: Jam kryeministri më i gjatë por drejtoj një vend të vogël. Mund të flasim në tavolina për qejfin tonë…

16/02/2022 11:59

Në bashkëbisedimin me gazetarët në SHBA, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka një opinion për ristrukturimin e OKB për mënyrën se si funksionon.

Rama, i cili ndodhet në Washington në kuadër të fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Kombet e Bashkuara (OKB) tha se pavarësisht se është kryeministri më i gjatë, drejton një vend të vogël dhe këto tema i cilëson si diskutime që nuk duhen shprehur në publik.

Nëse i kërkohet opinion, thotë se e japin por nuk ngatërrojnë rolin që kanë se i bëjnë dëm të gjithë punës së ndërtuar.

Edi Rama: Para se të kem opinione, kam dy fakte. Fakti që jam vërtetë kryeministri më i gjatë, por drejtoj një vend të vogël dhe fakti që jam më i gjatë nuk do të thotë që kam kapacitetin që të jap mend dhe të shpreh opinione për gjëra që janë shumë përtej përmasave të vendit që kam nderin të drejtoj,  kështu që ne me vetëdije të plotë për rolin që kam për rolin që kemi, mendoj që këto janë temat që mund të flasim në tavolina për qejfin tonë, por jo opinione për ti shprehur në publik. 

Kur na kërkohet opinion në tryezat e përbashkëta, ne japim opinionin tonë. Kemi dashur qysh në krye të herës kur kemi ndërtuar skeletin e politikës sonë të jashtme si qasje jo si destinacion se ka qenë i fiksuar qysh në momentin e parë të ndryshimit demokratik. Kemi pasur qëllim që të sillemi si të barabartë, përsa kohë e kemi arritur këtë jemi munduar ne nuk duhet të ngatërrojmë vendin që kemi me rolin që kemi se pastaj do i bëjmë dëm të gjithë punës që kemi ndërtuar me kujdes.

Top Channel