28/12 21:03
Pasditen e të martës në Uashington kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Takimin e ndoqi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila dha disa detaje në një lidhje direkte nga SHBA në edicionin e mesnatës.
“Takimi zgjati rreth 45 minuta dhe është i një rëndësie të veçantë. Blinken shprehu mirënjohje për pritjen në Shqipëri të mbi 2 mijë refugjatëve afganë”- raportoi Anila Hoxha.
Top Channel