Influencim nga faktorë të jashtëm? Rama nga Washingtoni: Shpallja ‘non grata’ e Berishës është meritë e tij

16/02/2022 11:07

Edi Rama ka mbajtur bashkëbisedim me gazetarët nga Washingtoni, ku nuk ka munguar pyetja për Berishën që është shpallur non grata nga SHBA.

Lidhur me këtë çështje, Rama se vendime të tilla merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm.

Me Sekretarin e Shtetit kemi prekur të gjitha temat e paracaktuara për t’u diskutuar, që janë gjitha temat e bashkëpunimit tonë me SHBA. Sa i përket nivelit, mendoj që ne kemi ditur në këto vite të ndërtojmë mbi bazën e mëparshme dhe ta çojmë politikën e jashtme në një nivel tjetër. Kjo është merita e të gjithë atyre, që bashkë me mua, kanë kontribuar në këtë përpjekje. Në arenën ndërkombëtare, Shqipëria është vendosur në nivel krejt tjetër.

Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. SHBA thjeshtë e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa seriozitet e integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve, kjo është jashtë realitetit. Këto janë vendime që nuk kanë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do influencoheshin kaq kollaj, atëherë ato do ishin sot peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse, por nuk ndodh sepse SHBA ka tjetër filozofi dhe është e gjitha një farsë për të ardhur keq,“, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Washington në kuadër të fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Kombet e Bashkuara (OKB). Më 15 shkurt ai u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky i fundit deklaroi në një shënim të shkurtër në rrjetin social Tëitter, se “mezi presim 100 vitet e ardhshme”.

Kënaqësi të prisja kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festoja 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruante Blinken.

Me datë 14 shkurt u mbajt edhe pritja zyrtare e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Në fjalën e rastit, kryeministri Rama theksoi se ky mandat “shënon një gur themelor në transformimin e vendit tonë”.

Nga New Yorku, Rama deklaroi se Këshilli i Sigurimit “duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë”.

Po ashtu, edhe vendosjen e drejtësisë dhe llogaridhënies, për të cilën kryeministri tha se “mund të shkojmë drejt pajtimit që çimenton paqen e qëndrueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA