Kryeministri Edi Rama, që ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, u prit këtë të mërkurë në kampusin e Universitetit Georgetown.
Falenderimeve për Shqipërinë që ka ndihmuar shtetasit afgan që ikën pasi Afganistani u pushtua nga talebanët, kryeministri iu përgjigj me premtimin se “shqiptarët do të ndihmojnë popujt në nevojë, sepse kjo është trashëgimi që na kanë lënë të parët tanë:
“Sa herë dëgjoj fjalë kaq të mira, kam një ndjenjë sikleti, sepse çfarë është kaq e veçantë duhet të ishte normë për të gjithë. Shqipëria, një vend kaq i vogël përgëzohet kaq shumë, pasi shtete të tjera shumë më të mëdha, u distancuan nga ndihma për Afganistanin e jo vetëm.
Më vjen mirë që mundëm të ndihmonim aq sa mundëm afganë, ashtu siç na ndihmuan ne kur ishim ‘afganë’ kur largoheshim nga vendi në këkrim të një të ardhmeje më të mirë”.
Për të theksuar tolerancën fetare në vendin tonë, Rama tregoi historinë e familjes së tij:
“Jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët tanë nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël që mund të vendosë të bëhet hebre. E sjell këtë shembull, sepse mendoj se kjo është trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria, që duhet ta kremtojmë e të sigurohemi që fëmijët tanë të ecin në hapat e të parëve tanë, që pritën hebrenjtë dhe e bënë Shqipërinë vendin e vetëm që kishte më shumë hebre pas luftës, se sa para saj”.
Top Channel