Rama: Krenarë të jemi krah SHBA, do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë
16/02/2022 01:01
Pasditen e të martës në Uashington kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Rama tha se e vlerëson shumë miqësinë me SHBA dhe se Shqipëria do të bëjë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë.
“Ne e vlerësojmë këtë miqësi, këtë marrëdhënie si gjënë më të vyer. Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi, për të kthyer atë ç’ka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen.
Kështu, jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë”- u shpreh Rama.
Top Channel