Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë nën prangat e policisë në Mat.
Policia ndaloi shtetasin E.Ll., i cili është i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për mbjellje droge, ndërsa kujtojmë se gjatë operacionit të zhvilluar në muajin nëntor 2019 ‘Ulëza’, janë vënë nën pranga edhe 2 shtetas të tjerë.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, për kapjen e bashkautorit tjetër të shpallur në kërkim si i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendndodhjen e tij, kanë organizuar punën dhe si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së tij në fshatin Baz, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit : E. Ll, 32 vjeç, banues në Baz, Mat.
Gjykata e Shkallës së Parë Mat, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia në nëntor 2019) , dyshohet se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia”, njoftojnë blutë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel