Trupat e batalionit të lehtë të këmbësorisë janë stërvitur në kushte ekstreme moti në zonën e Vithkuqit. Stërvitja 72 orëshe “Mbijetimi” e Batalionit të Këmbësorisë së Forcës Tokësore ka pasur si qëllim testimin e kapaciteteve dislokuese.
Gjithashtu kjo stërvitje zhvillohet edhe në interes te certifikimit nga NATO në muajin shtator të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.
Agim Kuçana: Programi stërvitor në këtë rajon përfshin siç ndoqët edhe demostrimet, veprime në sulm, veprime në kushte të motit ekstrem me personel dhe mjete. Kuptohet testuam kalueshmerinë e terrenit me këto mjete gjatë gjithë këtyre orëve të qëndrimit në këtë rajon. Programi vijon dhe me pjesën e marshimit po gjithashtu në terren të veshur me dëborë dhe në kushtet e motit ekstrem të të ftohtit.
Stërvitja përveç se gjatë kushteve ekstreme të motit të ftohtë do të vazhdojë edhe në periudha të tjera si në verë.
Top Channel