Një laborator që përdorej për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar këtë të mërkurë në fshatin Shirokë të Suharekës.
Gjashtë të dyshuar ranë në pranga, katër prej tyre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Shefi i njësisë antidrogë në Policinë e Kosovës njoftoi që u konfiskuan 32 kilogramë narkotikë gjatë aksionit. “32kg të sasisë narkotike marihuanë janë gjetur në procesin e tharjes në momentin e bastisjes dhe janë gjetur edhe 2 mijë e 59 bimë narkotike kanabis sativa, në madhësi 80 cm deri në 2 metra. Po të ktheheshin në peshë të përgjithshme pas përpunimit do arrinin peshën 800 kg dhe blera mbi 1 milion e gjysmë”, deklaroi Reshat Murseli.
Sipas prokurorisë Themelore të Prizrenit, hetimet kanë filluar më katër shkurt të këtij viti ndaj tre personave, ku njëri prej tyre u arrestua gjatë aksionit.
Top Channel