Kremlini mohon Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe dy bankave, por thotë se nuk është i befasuar që Kievi do të fajësonte Moskën, sipas Reuters.
Të martën në mbrëmje, qendra ukrainase e sigurisë kibernetike tha se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës, por nuk përjashtoi Rusinë.
Një mesazh në faqen kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tha se ajo po i nënshtrohej mirëmbajtjes dhe dy banka kanë pasur probleme me pagesat dhe një aplikacion bankar.
Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi ishte ende në vazhdim të mërkurën, raporton Reuters.
Prej kohësh ekziston shqetësimi se, në vend të një pushtimi në shkallë të plotë, Rusia mund të përdorë mjete më pak të dukshme për të destabilizuar Ukrainën, për shembull përmes sulmeve kibernetike në infrastrukturën kritike.
Top Channel