Kishin përshtatur lokalin në Kavajë për përdorim droge, arrestohet pronari dhe kamarieri

16/02/2022 15:50

Pronari i një lokali në Kavajë, së bashku me kamarierin janë arrestuar nga policia për përdorim droge dhe lotari të palejuara.

Pronari kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim droge dhe për lojëra fati.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë:

– G. C., 30 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”;

– A. Sh., 17 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ata u vunë në pranga pasi kamerieri i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B, i cili u procedua penalisht. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të shtetasit A. Sh. u gjetën programe për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA