27/11 13:00
Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin e Shqipërisë duke mos e shkarkuar presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Në një njoftim, Gjykata Kushtetuese njofton se presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në presidencë deri në përfundim të mandatit të tij, 24 korrik 2022.
Pas vendimit të Kushtetuese ka reaguar edhe këshilltari i presidentit, Tedi Blushi. Në një postim në Facebook Blushi shkruan: ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar!
Top Channel