Gjendet pa shenja jete nga pronarja e hotelit në Himarë 65-vjeçari
16/02/2022 18:35
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga pronarja e hotelit në Himarë.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, sipas policisë.
Top Channel