BE do të hetojë çrregullimet e cikleve menstruale pas vaksinave COVID, mRNA te gratë (fotot)

16/02/2022 17:02

Agjencia evropiane e shëndetësisë EMA dhe dega e saj e llogaritjes së rreziqeve të produkteve farmaceutike (PRAC), tha se ka vendosur të marrë në konsideratë raportimet nga pacientë dhe punonjës të shëndetësisë, të dhënat e testeve klinike dhe teoria, për lidhjet mes vaksinave Covid me teknologji nRNA dhe çrregullimit të cikleve menstruale të gratë.

Një studim në Norvegji ka raportuar gjakderdhje të shtuar ose zhdukje të peroidave menstruale te gratë pas marrjes së injeksionit, por më herët EMA tha se nuk kishte zbuluar lidhje mes fenomenit dhe vaksinave.

Pas rishikimit të provave, dega e EMAs për ‘farma-vigjilencën’ tha se do të kryente një vlerësim për raportimet nga pacientët dhe doktorët mbi pasojat e injkesioneve me teknologjinë e mRNA (mesazherit në ARN), të përdorur nga prodhuesit e vaksinave Pfizer (PFE.N)/BioNTech (22UAy.DE) Moderna (MRNA.O) AstraZeneca e Johnson.

Agjencia evropiane tha se ende nuk është përcaktuar një lidhje shkak-pasojë mes vaksinave dhe raportimeve.

EMA tha se çrregullimet e ciklit menstrual mund të ndodhin nga disa gjendje të brendshme mjekësore, ndërsa sipas saj “raste të tilla janë raportuar edhe pas infektimit me COVID-19”.

Vaksinimet kundër COVID-19 janë të lidhura me një ndryshim të përkohshëm në kohëzgjatjen e cikleve, sipas një studimi të financuar nga ‘National Institutes of Health’, ku mblidheshin të dhëna nga 4,000 përdoruese me një aplikacion celular që gjurmonte ciklet menstruale të grave.

Të premten EMQA shtonte se nuk ka prova se vaksinat Covid ndikojnë në fertilitetin e nejrëzve. //Reuters//

FOTO GALERI
1/3
Një studim në Norvegji ka raportuar gjakderdhje të shtuar ose zhdukje të peroidave menstruale te gratë pas marrjes së injeksionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA