Balla dhe Manastirliu vizitojnë spitalin e Lushnjës dhe garantojnë investime të tjera

16/02/2022 18:50

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër këtë të mërkurë investimet më të fundit të kryera në Spitalin e Lushnjës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se shërbimi spitalor në vend është brenda standardeve bashkëkohore, duke garantuar cilësi dhe siguri, ndërsa thotë se do të ketë investime të tjera të rëndësishme në këtë spital.

Kreu i grupit socialist thotë se spitali i Lushnjës sot ka një tjetër pamje dhe plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve, pasi aty ofrohen një numër i madh shërbimesh, por dhe garanton vijimësinë e të tjera investimeve në këtë qendër spitalore.

Spitali i Lushnjës ka një status të veçantë për shkak të numrit të madh të banorëve dhe shërbimeve që ofron. Prandaj ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në këtë qendër të rëndësishme spitalore, me qëllim garantimin e çdo shërbimi të specializuar”, shkruan Balla.

Ai thekson se investimet e reja dhe zgjerimi i shërbimeve është përgjigjja e tij për thashethemet keqdashëse që lidhen me këtë spital të rëndësishëm në rrjetin kombëtar të shërbimit spitalor.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA