23 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut
16/02/2022 19:46
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1.091 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve, kurse 2.322 të infektuar fituan betejën.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 289.797, prej të cilëve 272.184 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 23 viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 8.829 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.855.720 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.702 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.784.
Top Channel