Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shoqërues kanë mbërritur në Departamentin Amerikan të Shtetit për të takuar sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Vendi ynë është anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me mandat dy vjeçar, por pesha e të cilit është e madhe në rang global, çka e vë Shqipërinë në një pozitë në kushte të barabarta me vende të tjera të botës.

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit.

Shqipëria synon që gjatë mandatit të saj 2-vjeçar të punojë për stabilitetin dhe paqen në rajon, për të konsoliduar arritjet e dekadës së fundit dhe mos e lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit dhe tensioneve.

Top Channel