“Makth” i bardhë në Nju Jork dhe paralajmërime për stuhi dëbore, anulime fluturimesh dhe rekomandime për të kufizuar udhëtimet Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shoqërues kanë mbërritur në Departamentin Amerikan të Shtetit për të takuar sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Vendi ynë është anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me mandat dy vjeçar, por pesha e të cilit është e madhe në rang global, çka e vë Shqipërinë në një pozitë në kushte të barabarta me vende të tjera të botës.
Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit.
Shqipëria synon që gjatë mandatit të saj 2-vjeçar të punojë për stabilitetin dhe paqen në rajon, për të konsoliduar arritjet e dekadës së fundit dhe mos e lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit dhe tensioneve.
Top Channel