27/12 10:42
SHBA po zhvendos ambasadën e saj nga kryeqyteti i Kievit në qytetin e Lviv në perëndim të vendit, tha në një deklaratë Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Blinken tha se masa është për shkak të një “përshpejtimi dramatik” në ndërtimin e forcave ruse në kufirin ukrainas.
Ai shtoi, “ne i bëjmë thirrje me forcë çdo shtetasi të mbetur amerikan në Ukrainë që të largohet menjëherë nga vendi.”
Gjermania, Holanda, Australia dhe Kanadaja kanë thënë gjithashtu se do të zhvendosin disa ose të gjitha funksionet e tyre diplomatike në Lviv.
Top Channel