Qytetarët në Prishtinë janë terrorizuar sërish nga një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve.

Rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se është vendosur mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve.

Kjo është hera e katërt që policia ka marrë një telefonatë anonime për alarm për bombë.

Pas telefonatës, policia ka kryer kontrollet në hapësirat e Stacionit të Autobusëve dhe nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

 

Top Channel