Rama për Zërin e Amerikës: “Lufta” brenda PD-së po dëmton vendin

15/02/2022 21:13

Kryeministri Edi Rama, pasi takoi sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në New York, dha një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

I pyetur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, ku vazhdon beteja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama pranoi se ka ndikuar për keq në Shqipëri.

Është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe dhe te njerëzit. Nuk diskutohet që dëmton vendin, por ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Pengmarrje spektakolare nga dy personazhe tragjikomikë. Nga një person ‘non grata’ dhe një humbës serial, që flet sikur ka zbuluar Amerikës por është peng i vetvetes”.

Sipas Ramës, “nuk kemi pasur opozitë prej vitesh, kemi pasur një opozitë muskujsh dhe jo mendjesh”.

Ndërsa pyetjes, nëse konflikti tek e djathta, ndikon në qeveri, kryeminsitri u përgjigj:

Po përpiqemi të hapim rrugë të reja për komunikimin me qytetarët, pa dallim politike dhe për këtë arsye kemi marrë nismën e Këshillimit Kombëtar, ku pyesim për çështje të vendimmarrjes, që qeveria i ka me pikëpyetje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA