Gjashtëmbëdhjetë të vdekur në një aksident me autobus në Indonezi
Olaf Scholz refuzoi të bënte një test PCR nga rusët pas mbërritjes në Moskë, duke vepruar kështu në të njëjtën mënyrë si presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar.
Një mjeku nga ambasada gjermane në atje iu kërkua t`ia kryente testin kancelarit të Gjermanisë pas mbërritjes së tij në Rusi, ndërsa autoriteteve ruse iu ofrua mundësia të dërgonin dikë për të vëzhguar procedurën.
I ulur po në të njëjtën tryezë 4 metra të gjatë si shefi i Elizesë, Scholz u shpreh i kënaqur që po takohej me Putinin për të diskutuar personalisht krizën e Ukrainës.
“Është e qartë se na duhet të flasim për situatën e vështirë që është krijuar lidhur me sigurinë në Europë, ashtu siç bëri dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Megjithatë, jam i lumtur që mund ta diskutojmë një gjë të tillë, sepse është shumë e rëndësishme që të punojmë për marrëdhëniet mes shteteve përmes diskutimesh të mira”, tha Scholz.
Lart në agjendën e takimit duket se janë edhe cështjet e energjisë. Vendet perëndimore e kanë paralajmëruar Moskën se mund të vendosin sanksione mbi gazsjellësin Nord Stream 2 i cili do të dyfishojë sasinë e gazit rus në Europë, por që tani rrezikon të bllokohet nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.
Partneri më i madh tregtar i Rusisë në Evropë paralajmëron për sanksione të gjera nëse Moska sulmon vërtet. Kremlini njoftoi më herët se disa trupa të tij po tërhiqeshin e po ktheheshin mbrapsht, por Kievi është skeptik. “Do ta besojmë vetëm kur ta shohim me sytë tanë”, deklaroi ministri i jashtëm ukrainas.
Top Channel