Policia e Belgjikës ka goditur një bande kriminale shqiptare prej 30 personash gjatë një operacioni ndërkombëtar.
Sipas një raportimi të The Brussels Times, të martën në mëngjes, policia bastisi dhjetëra vende në Belgjikë si pjesë e një hetimi të policisë ndërkombëtare për trafikun e kokainës nëpërmjet porteve të Antwerp dhe Roterdam.
Policia bastisi 49 vendndodhje në Belgjikë, përfshirë 30 shtëpi në Bruksel, 17 në Antëerp, një në Sint-Pieters-Leeuë dhe një tjetër në Sint-Niklaas, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Federal në Bruksel.
Operacioni u mbështet nga Europol dhe rreth 60 kontrolle të shtëpive u kryen gjithashtu në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.
Bëhet fjalë për një hetim belgo-spanjoll, i fokusuar në mafien nga Evropa Lindore, kryesisht Shqipëria.
Sipas prokurorit federal, hetimi zbuloi një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës vinin kryesisht nga Evropa Lindore dhe jetonin në Bruksel, por kishte edhe bazat e saj në rajonin e Antëerp, kryesisht pranë portit.
Organizata do të transportonte kokainën që arrinte në kontejnerë në portet e Antëerp dhe Roterdamit për në vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën.
Top Channel