Një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2021, ka caktuar për 46-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.R., masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit “Krutja”, i zhvilluar më datë 08.05.2021, gjatë të cilit Policia zbuloi brenda një ndërtese në pronësi të tij, në fshatin Krutje, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
46-vjeçari iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel