“Europa në prag lufte”, qeveria britanike: Putini nuk do mjaftohet me Ukrainën

15/02/2022 18:10

Europa është “në prag të një lufte” e pushtimi rus i Ukrainës duket gjithmonë e më “i afërt dhe shumë i mundshëm”, paralajmëroi sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss.

Truss pohoi se Britania dhe Perëndimi “po përgatiten për më të keqen”, megjithatë ka ende kohë sipas saj që Vladimir Putini të tërhiqet. Ministrja megjithatë nuk e fshehu frikën se ai nuk do të ndalet me marrjen e Kievit, por do të lëvizë shpejt edhe drejt vendeve të tjera në Europën Lindore.

Prej kohësh është lënë të kuptohet se Putini ëndërron te rikthejë Bashkimin Sovjetik përmes luftërave propagandistike dhe grabitjes së tokave. Estonia, Letonia dhe Lituania – të gjitha shtetet anëtare të NATO-s – janë parë përherë si shënjestra të Rusisë.

“Por çdo sulm i mundshëm nga Moska mund të pasohet nga një aksion ushtarak nga SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët tanë – e kjo do të sillte Luftën e Tretë Botërore.

Jemi në “një moment shumë të rrezikshëm për botën” pasi ky pushtim, mund t`i japë krahë e të inkurajojë edhe vende të tjera armiqësore si Irani dhe Kina, u shpreh ajo, duke shtuar se Putin është ankuar edhe më parë se përse shtete në Europën Lindore janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, ndaj dhe frika është e madhe se ai nuk do të ndalet ne Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA