“Është gomari yt i preferuar”, Iliri i shkruan në ballë Donaldit, shkrin së qeshuri Einxhelin dhe Beniadën

15/02/2022 14:04

Mbrëmjen e kaluar, katër finalistët ndodheshin në oborr dhe vendosën që të luanin një lojë mjaft qesharake.

Ata do i shkruanin njëri-tjetrit nga një fjalë në ballë dhe do përpiqeshin që ta gjenin se për çfarë bëhej fjalë.

Në një moment, Ilir Shaqiri i shkruan Donald Veshajt “gomari i Shrekut”, duke shkaktuar të qeshura për Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin.

“Është gomari yt i preferuar”, i thotë Iliri. Duke i ardhur në ndihmë, Beniada i thotë: “Ty të pëlqen shumë ky gomari, është gomar special”.

Donaldi me shaka shton: “Jam unë gomari?”, dhe balerini i njohur i thotë “jo”: “Gomari i…”. Sërish i vjen në ndihmë Beniada, e cila i thotë ka një emër dhe ai e gjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA