Një breshkë e llojit Careta careta ka rënë sot paradite në rrjetat e peshkatarëve te Radhimës.

Kjo lloj breshke tashmë është bërë e zakonshme që të bjerë në rrjetat e peshkatarëve, por dhe këta të fundit janë ndërgjegjësuar që këtë lloj specie ta ruajnë dhe të kujdesen për të.

Breshka do të trajtohet nga specialistët dhe pasi te matrikullohet do hidhet sërish në det.

“Peshkatarët janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e kësaj breshke. Është një specie e mbrojtur e breshkës detare, në bashkëpunim me administratën e zonave të mbrojtura, do të trajtohet, do të certifikohet dhe së shpejti, do plotësohet formulari me të dhënat e saj do të rikthehet në vendbanimin e saj”, tha një peshkatar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA