Presidenti Biden paralajmëroi se nëse Rusia pushton Ukrainën në ditët ose javët e ardhshme “do të përballet me një dënim dërrmues ndërkombëtar”.
“Përgjegjësia ka rëndësi. Nëse Rusia pushton në ditët dhe javët në vijim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e madhe. Dhe kostoja strategjike për Rusinë do të jetë gjithashtu e madhe. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ajo do të përballet me dënim dërrmues ndërkombëtar. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm”, tha presidenti amerikan në fjalën e Shtëpisë së Bardhë.
“Pushtimi i Ukrainës do të provojë të jetë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri. Perëndimi është i bashkuar. Sot, aleatët tanë të NATO-s dhe aleancat janë të bashkuar dhe të vendosur siç nuk ka qenë ndonjëherë,” tha Biden.
Mes tensioneve të vazhdueshme në kufirin Ukrainë-Rusi, Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të shtojnë paqëndrueshmërinë.
“Më lejoni të jem po aq i qartë për atë që ne nuk po bëjmë: Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk janë kërcënim për Rusinë”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.
“Ukraina nuk po kërcënon Rusinë. As SHBA dhe as NATO nuk kanë raketa në Ukrainë. Ne nuk kemi, nuk kemi plane t’i vendosim ato gjithashtu atje. Ne nuk po synojmë popullin e Rusisë. Ne nuk kërkojmë të destabilizojmë Rusinë. Qytetarëve të Rusisë: ju nuk jeni armiku ynë. Nuk besoj se dëshironi një luftë të përgjakshme, shkatërruese kundër Ukrainës”, tha ai.
“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të jetë një luftë e zgjedhur, ose një luftë pa shkak apo arsye. Unë i them këto gjëra jo për të provokuar, por për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta ka rëndësi. Përgjegjësia ka rëndësi. Nëse Rusia pushton në ditët dhe javët në vijim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e madhe,” shtoi ai.
Top Channel