Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të 23-vjecarit të identifikuar me inciaialet R. C., për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– G. L., 46 vjeç dhe B. Sh., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– I. M., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
Ndër të tjera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. S., 31 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. K., 43 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin S. H., 53 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi u konstatua duke transportuar mbetje inerte, për të cilat kishte ndryshuar destinacionin e shkarkimit të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel