Një person është vënë nën prangat e policisë në Elbasan, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.
Shtetasi Z. S., 63 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 63-vjeçari ishte me detyrë drejtues punimesh në objektin në pronësi të shtetasit I. Sh., sepse duke punuar në këtë objekt, është dëmtuar shtetasi Y. Ç., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi I. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua se po kryente punime ndërtimi në objektin në pronësi të tij, pa lejen përkatëse.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u proceduan penalisht shtetasit:
-B. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në pyllin e Krastës, pranë lumit Shkumbin, u kap me një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Sh. B., 56 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.
-H. T., 61 vjeç, banues në Buqës, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”, pasi ka dëmtuar kanalin ujitës në tokën e shtetasit Xh. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel