Lufta ndjehet në Lushnjë/ Kostoja e prodhimit rritet deri në 30%, fermerët ankohen: U shtrenjtuan plehrat kimike
11/03 12:12
E rritur në rreth 1 mijë metra lartësi, atje ku tashmë mbizotëron trashësia e dëborës, trofta e malit mbetet e preferuar në treg ndërsa kërkohet sidomos nga restorantet.
Selaudin Hasa prej 10 vitesh kultivon troftën e malit me ujin e burimit në Qarrishtë të Librazhdit.
Sipas fermerit tregu është i kënaqshëm, por duke qenë në lartësi të mëdha, mungesa e infrastrukturës krijon vështirësi.
Përveç bukurive të mëdha natyrore, trofta e malit mund të ishte gjithashtu një vlerë e shtuar për Parkun Kombëtar të Shebenikut, por infrastruktura e vështirë e bën thuajse të pamundur udhëtimin deri në këtë zonë. Po ashtu edhe banorët nuk janë ndërgjegjësuar ende me ofrimin e shërbimit turistik shtëpive pritëse.
Top Channel