Ky është viti i 35 që çifti i mësuesve feston Shën Valentinin. Foleza e dijes u kthye më pas për ta në folezën e dashurisë.
Zylfije Kullafi -mësuese: Takimi i parë ishte një takim që më dha menjëherë një goditje në zemër. Një dashuri me shikim të parë. Kisha shumë emocione se ishim të rinj. Une 23 ai 25.
Caush Kullafi- mësues: Njohja është 35 vite më parë e që punojmë bashkë 34 vite.
Jo vetëm në shtëpi, por çifti Kullafi janë të pandarë edhe në shkollë, pasi që prej vitit 1988 profesioni i ka bashkuar edhe në të njëjtin vend pune.
Zylfije Kullafi -mësuese: Kur je në të njëjtin profesion ke çke, merr nga njeri tjetri.
Caush Kullafi- mësues: Edhe në familje e ke më të lehtë përgatitjen me bashkëshorten. Sikur mendojmë njësoj unë i them diçka, ajo thotë atë po mendoja.
Teksa qëndrojnë thuajse gjithë ditën bashkë, ata tregojnë sekretin e jetëgjatësisë së dashurisë së tyre.
“Unë Caushin në shkollë e kam shok, e kam koleg”, thotë ajo.
I gjithë komuniteti i njeh si çifti i mësuesve që plotësojnë njëri tjetrin.
“Na thonë cifti i të dashuruarve!”.
Për profesor Caushin, mësuese Zylfija është muza e tij.
Top Channel