Kryeministri Edi rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, në New York, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Ndërsa nesër delegacioni do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Blinken , në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur gati 10 ditë më parë nga SHBA si vendi pendë mbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për çështjen e Ukrainës.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ndodhet në New York duke ndjekur këtë vizitë, tha se jozyrtarisht do të diskutohet edhe për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me Amerikën, dhe gjithashtu edhe sa i takon çështjes së Afganëve.
Kryeministri Edi Rama do të ketë gjithashtu takime edhe me disa kongresmenë.
Top Channel