14 shkurt 1998. Në 100 mgh/fm, dëgjohet për herë të parë “Top Albania Radio”. Që prej asaj dite, kjo fjalë do të hynte në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e saj, e revolucionit mediatik-audiovizual, që do të përfaqësohej fillimisht nga kjo radio e më pas nga “Top Channel” e “DigitAlb”.
Ajo ishte një iniciativë private e një të riu me ëndrra mbi median e re në Shqipëri dhe fillimisht një radio ndryshe nga të tjerat. Ai ishte Dritan HOXHA.
Prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi tek dëgjuesit numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e “Top Albania Radios” nuk kanë pushuar asnjë çast, për t’u bërë pjesë të gjithë nga pak të “Radios me ngjyra në Shqipëri”.
Sot më 14 shkurt 2022 radio feston 24 vjetorin. Por si e kujtojnë atë protagonistët?
Ndërkaq me kalimin e viteve dhe një sërë ndryshimesh të tjera pasuan. Dëgjueshmëria rekord u shënua që në vitin e parë. Në vitin 2000 mori licensën si radio kombëtare, duke shtrirë kështu valët përpos Shqipërisë, edhe në zonat e rajonit ku ka shqiptarë.
Një sërë emisionesh dhe figura radiofonike dhe televizive krijuan programacionin më të dashur për shqiptarët. Ndërsa sot Radio nuk ishte më e njëjta, një frymë e re erdhi për ta bërë Radion sërish ‘In’, moderne. Emra të rinj prezantuesish dhe emisione të reja iu shtuan programacionit.
Me zyra të reja tashmë më në qendër të Tiranës, pranë stadiumit Air Albania, një tjetër histori pret të shkruhet. Dhurata për 24 vjetorin është aplikacioni i ri, me tre radiot më të mira shqiptare në botë, Top Albania Radio, Top Gold, My Music Radio; mbi 25 podcaste origjinale në shqip, Video, Lajme 24/24, Playlista për çdo gjendje shpirtërore përzgjedhur nga DJ më të mirë!
Top Channel