Kalimi më i rëndësishëm kufitar SHBA-Kanada është rihapur por protesta e kamionistëve në Ottawa vijon të rritet teksa autoritetet përpiqen të ruajnë kontrollin.
Sot kryeminsitri i Ontario njoftoi se provinca më e populluar e vendit po anulon kërkesën e provës së vaksinimit COVID-19 brenda dy javësh — “jo për arsye të protestave” që kanë bllokuar Ottawa, sipas tij, por sepse “mund ta bëjmë prej ecurisë së virusit.”
Sot kalimi i rëndësishëm kufitar me SHBA, Ura Ambassador Bridge u rihap nga ndërhyrja e policisë pas një javë bllokimi por protesta madhore e kamionistëve në Ottawa, vijon.
Kryeministri i Ontario, Doug Ford tha së më 1 mars provinca heq detyrimin e provës së vaksinimit për të hyrë në restorante, palestra dhe evente sportive, pasi rrija e rasteve të infektimeve është zbutur.
Ford nuk foli për kohën e heqjes së detyrimit të maskave në publik.
“Njoftimi i sotëm nuk është prej asaj që po ndodh në Ottawa apo Windsor, por për ta kundërshtuar atë,” tha Ford duke shtuar se do të mbështesë kryeministrin Justin Trudeau nëse propozon të tjera masa për shtypjen e protestës.
Trudeau thotë se deri tani ka refuzuar thirrjet për të përdorur ushtrinë por tha se “çdo opsion është në tryezë.
Demonstratat kundër kufizimit të lirive personale prej koronavirusit kanë bllokuar kalime të tjera kufitare SHBA-Kanda dhe kanë frymëzuar lëvizje të ngajshme në Francë, Zelandë të Re e Holandë. Karvane kamionistësh protestues po krijohen edhe në SHBA.
Protesta e kamionistëve kanadeze ka bllokuar qytetin e Windsor dhe kryeqytetin Ottawa prej dy javësh, çka shkaktoi largimin e kryeministrit të vendit Justin Trudeau, i cili më pas tha se “po vetë-izolohej prej infektimit me Covid”.
Top Channel