Një përplasje e rëndë mes dy trenave të pasagjerëve ka ndodhur sot (e hënë) pasdite para orës 17.00 në Munih të Gjermanisë, ku të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Dy trenat e pasagjerëve u përplasën me njëri-tjetrin në Munich duke udhetuar ne dukje ne nje drejtim, e duke plagosur dhjetra njerëz në bord, disa prej të cilëve me plagë të rënda.
Mediat lokale thanë se aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 4:40 dhe grupe të shumta emergjence kanë shkuar në skenë për të ndihmuar, tha policia e Munich.
Mediat vendase thonin se numri i të pagosurve arrin deri në 40 ndërsa drejtuesi i trenit kishte mbetur për më shumë se një orë i bllokuar në kabinë nga përplasja.
Trenat e linjave S-Bahn goditën njëri-tjetrin pranë stacionit të Schäftlarn në jug të Munich, teksa policia njoftonte: “Grupe të shumta të shërbimeve të emergjencës janë në vendngjarje, ka njerëz të palgosur dhe linja është aktualisht e mbyllur”.
Forca e përlasjes kishte nxjerrë nga binarët një prej trenave.
Zjarrfikës shiheshin duke prerë copa të vagonëve për të liruar të bllokuarit.
Dëshmitarët thanë për mediat se një nga trenat ndalonte vazhdimisht dhe më pas pasagjerët dëgjuan një zhurmë të fortë kur ndodhi përplasja. Në vagona nisi të shfaqej tym dhe pasagjerët dolën prej tyre.
Një prej trenave doli nga binarët por qëndroi në këmbë.
Policia po heton për shkaqet.
Top Channel