Është 73 vjeç por Agim Hyseni vazhdon të punojë me përkushtim vepra artizanale prej hekuri prej 57 vitesh.

Agimin e gjetëm duke punuar një shpatë metalike për t’ja bashkangjitur një ushtari “Spartan“ të cilën pothuajse e ka përfunduar.

I njohur edhe si Anjshtanji per nga ngjashmëri vizuale që ka me gjeniun, në tavolinën e Agimit gjen shumë punime artistike që dalin nga copat e hekurit, por ato që 73-vjeçari veçon janë armët e Skënderbeut, përkrenarja dhe shpata

Të vendosura në një kuti prej xhami Agmi shprehet se këto ka dëshirë ti shoh në muzeun Kombëtar.

“Unë jam në pension prej kohësh shprehet Agimi dhe pasionin kurrë nuk do ta lë, dhe kjo punë do passion, dhe këto punë kanë dashur një kohë prej katër muajsh. nuk pate pasion nuk e bën atë gjë që mendon. Pasioni është gjëja më e madhe. Unë kam më shumë pasion sesa interesin financiar. Këtë ja kam vënë djalit dhe nipit. Punën e bëj me cilësi, tek puna nuk neglizhoj. Unë përfitoj vetëm pasionin lënien e emrit në qytetin tim të lindjes”.

Në gjurmët e profesionit të tij ka ecur edhe djali. Të dy, babë e bir,por dhe nipi me pasionin e veçantë për punimet artizanale, kanë krijuar që nga ushtarët Spartanë deri tek mbajtëset e verës, violinat, ndriçues, objekte dekorative e shumë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA