Gruaja pajton ‘bodyguard’ pas largimit nga marrëdhënia abuzive por bie në dashuri me të (fotot)

14/02/2022 18:25

35 vjecarja Elise Stevens kishet pajtuar një roje personale pasi ishte e tmerruar për sigurinë e vetes dhe të bijës pas largimit nga një marrëdhënie abuzive, por përfundimisht ra në dashuri me burrin që e mbronte.

Elise trembej për sigurinë e vet dhe të bijës 13-vjeçare kur u largua nga ish-partneri i saj abuziv në nëntor 2008.

Një mike e saj sugjeroi të merrte një ‘bodyguard’ kështu që pajtoi shërbimet e sigurisë së 35-vjeçarit Derek Stevens, më të cilin kishte qenë në shkollë të mesme.

Por dyshja kalonin aq shumë kohë së bashku sa që Elise nisi të binte në dashuri me të, pak a shumë si në filmin me Whitney Houston, “The Bodyguard”.

Teksa Derek bëhej gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së Elise dhe të bijës Gracie, nëna e dashuruar thotë se arriti deri aty sa t’i jepte një ultimatum – të qëndronte në një marrëdhënie me të ose të prishnin kontratën e mbrojtjes.

Fillimisht Derek vendosi të shkëputej, por sipas raportimeve, pas dy javësh pranoi dashurinë e tij për  Elise.

Në mars 2009 ata të dy u martuan dhe tashmë kanë dy fëmjë së bashku, Rhilynn, 11 vjeç, dhe Trask, tetë, që i bëjnë shoqëri 13 vjecares Gracie.

Elise, specialiste për fëmijët autikë, nga Oregon, SHBA, tha: “Pasi isha në një marrëdhënie abuzive për shumë kohë, nuk mendoja kurrë se do të gjeja përsëri dashuri”.

“Isha krenare që kisha njerëz që më ndihmonin dhe më pas mora Derek si bodyguard. Por rashë në dashuri me të që në momentin e parë që e pashë. Ai më bën të ndjehem e sigurtë, e qetë dhe e mbrojtur. Njerëzit më pyesin nëse do të ndryshoja dhunën që kalova më parë, por prej saj njoha Derek dhe familjen që kam tani.”

Gruaja tregon se Derek kishte nisur të bëhej një figurë atërore për Gracie, prandaj ajo i kishte treguar atë që ndjente.

“I thashë se e doja dhe desha të isha në një marrëdhënie me të. Nëse ai nuk do të dëshironte unë i kërkova të largohej pasi kjo do të bënte kunfuze bijën time. Fillimisht ai tha se nuk donte një marrëdhënie dhe u largua, unë u zemërova shumë. Por pas dy javësh ai mori në telefon dhe tha se kishte ndërruar mendje”.

Ndërsa Derek tha: “Unë e doja prej fillimit por ne ishim të rinj dhe e dija se nëse thoja ‘po’ nuk do të njihja grua tjetër”.

Çifti nisën të shoqëroheshin për dy javë dhe vendosën të martoheshin.

Ata u martuan më 13 mars 2009, dhe menjëherë nisën të tentonin për një bebe. Gruaja thotë se pësoi disa aborte spontane fillimisht por më pas lindën dy fëmijët e tyre.

FOTO GALERI
1/5
Një mike e Elise sugjeroi të merrte një ‘bodyguard’ kështu që pajtoi shërbimet e sigurisë së 35-vjeçarit Derek Stevens

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA