Edit’h Harxhi: Konflikti Ukrainë-Rusi pasoja të tmerrshme dhe për Ballkanin

14/02/2022 23:06

Edit’h Harxhi në një lidhje skype me  emisionin Open tha se konflikti Rusi-Ukrainë, do të kishte pasoja të tmerrshme për Europën.

Megjithatë ajo shtoi se e shqetëson më shumë Ballkani, pasi Serbia do të merrte hov për të sulmuar Kosovën.

“Do kishte pasoja të tmerrshme për Europën, do kishte një numër të madh refugjatësh që do hynin nga Polonia.

Do përfshiheshin dhe shumë vende që janë në stabilizim-asocim me BE-në siç është Moldavia.

Pasoja do ketë dhe në Ballkan, kjo më shqetëson. Shoh militarizim të Serbisë me një numër të madh avionësh që do marrë nga Rusia dhe armatime teknologjike që i merr nga Kina.

Mund të ketë kërcënim indirekt për vendet e brishta në Ballkan siç janë Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

Ka pasur disa tentativa të vogla të serbëve në veri të Kosovës, në Mitrovicë. Do kishte pasoja të mëdha ekonomike,” tha Harxhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA