Dy vite burg për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtarja shpallet fajtore për korrupsion dhe shpërdorim detyre

14/02/2022 16:10

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxhës është shpallur fajtore për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Ajo është dënuar me tre vite, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë dy vite heqje lirie.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Enkelejda Hoxhën duke zbritur 1/3 e dënimit. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit pranoi kërkesën e ish-gjyqtares për gjykim të shkurtuar.

Gjatë operacionit për arrestimin e Enkelejda Hoxhës u arrestuan edhe persona të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit ku liroheshin ‘të fortët’.

Për këta, SPAK ka kërkuar edhe katër vite burg për avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërhynte për ndryshimin e vendimit dhe tre vite burg për Sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi.

Gjithashtu, dy vite burg për të dënuarin Saimir Petanin i cili kërkonte lirimin nga burgu kundrejt pagesës dhe vëllanë e tij Bledar Petani, i cili do t’i jepte 12 mijë euro ish gjyqtares Hoxha.

Dënimin me dy vite burg, SPAK kërkon edhe për të arrestuarit e tjerë Altin Skëndaj, Gazmir dhe Gentjan Nezajn e Isuf Tanezin, ndërsa për Trëndafile Fagun ka kërkuar nëntë muaj burg.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Më 11 shkurt të këtij viti, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Ish-gjyqtarja, Enkelejda Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë.

Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dalë në Vetting, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.

Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë, ndërsa u lirua disa ditë pas Tafilit.

Enkeleda Hoxha, në vitin 2018 po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA