Një burrë është vrarë nga turmat me goditje guri pasi u akuzua për prishje të librit të shenjtë musliman Kuranit, brenda një xhamie në Pakistan.
Roja Mohammed Ramzan, i cili jetonte pranë xhamisë, tha se kishte parë tym nga brenda ndërtesës dhe nxitoi brenda ku gjeti një Kuran të djegur dhe burrin që po tentonte të digjte një tjetër.
Ai thotë se i ishte lutur burrit të ndalonte veprimet, para se të thërriste policinë.
Kur oficerët erdhën në vendngjarje ata gjetën të akuzuarin të rrethuar nga turma e zemëruar dhe u përpoqën t’i ndanin, tha oficeri Chaudhry Imran.
Por grupi nisi të godiste gurë ndaj autoriteteve duke i detyruar të sprapseshin, duke bërë që policia të dërgonte të tjera përforcime në vendngjarje.
Por para se ata të arrinin të ndërhynin, turma e kishte linçuar me gurë të akuzuarin dhe kishin varur trupin e tij në pemë.
Viktima u identifikua si 41-vjecari Mushtaq Ahmed nga Khanewal në provincën Punjab.
Kreu i policisëMunawar Gujjar tha se viktima kishte qenë “mendërisht i paqëndrueshëm prej 15 vjetësh dhe shpesh humbte për ditë me radhë nga shtëpia, ndërsa lypte dhe hante ku të mundej”.
Hetuesit thanë se janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë për të idenfikuar të përfshirët në ngjarje.
Rreth 80 burra të zonës janë ndaluar deri tani por policia tha se në vendngjarje ishin rreth 300.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan dënoi sulmin ndaj Mushtaq dhe akuzoi policinë për ‘dështim në kryerjen e detyrës’.
Khan shkruante: “Ne do të jemi zero tolerantë për ata që marrin ligjin në duart e veta dhe linçimi do të gjykohet me të gjithë forcën e ligjit”.
Top Channel