Në orët e para të mëngjesit një automjet ka përplasur këmbësorin me inicialet M.B.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë 17-vjeçarin të shtrirë në tokë.
Mësohet se autori ka lënë mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel