Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 465 raste të reja me COVID, ndërsa 1.880 të prekur fituan betejën.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 287.481, prej të cilëve 269.014 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 20 viktima të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 8.768.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.847.971 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.707 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 9.699.

Top Channel