“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno përballet me një situatë të vështirë rreziku: Mos më prek damarin se nuk të…
Bruno ka kërkuar një përballje me Lauretën për shkak të disa fjalëve që janë hedhur prej saj dhe të motrës kundrejt tij.
Në Për’puthen Prime, Bruno i sqaroi Lauretës se nuk është e hijshme që të përdoret termi injorant dhe nuk dëshiron që të ndodhë sërish.
Ndërsa Laureta i sqaroi se gjesti i tij ishte i tillë dhe në debat e sipër, ndërhyri Rrushja duke i thënë Brunos që të ketë kujdes me mënyrën se si shprehet sepse të gjithë kanë familje.
Pjesë nga debati
Bruno: Ne patëm dhe bisedën telefonike. Ashtu mendon që unë jam injorant në këtë studio. NUk e di si të vjen ta thuash këtë kur thua që cilësoj më inteligjent në këtë studio Brunon, kishim takimin 4 minutësh që shkoi shumë mirë dhe më vjen keq që debatojmë para 14 shkurtit për këtë gjë. Nuk më ka pëlqyer fare, është ofendim, është komunikim i ulët, nuk e pres nga ty që qëkur ke ardhur të kam dhënë mbështetje pa pritur që ta bësh këtë gjë edhe ti. Por të më quash në atë formë është e patolerueshme dhe nuk do të preferoja të ndodhte sërish.
Laureta: Rrushja tha pse nuk mësoni të jeni dhe ju si Bledi dhe ti me injorancën tënde.
Bruno: Mos e përmend atë fjalë se je femër. I di termat kur shprehesh?
Laureta: Termin e shpreha sic e bëre gjestin ti. Në momentin që Rrushja dhe Bledi përmendën xhentilesën. Ti the jo nuk dua dhe bëre me gjest, ik shko.
Bruno: Mos i deformo gjërat.
Laureta: Kur ma bëre me dorë…
Bruno: E zgjedh unë nga do të mësoj dhe ti nuk mund të më thuash, mëso nga ky. Ti ngatërron injorancën me injorimin. Ti më quajte mua injorant.
Laureta: Po se në të njëjtin kuptim e shoh dhe unë.
Bruno: Po tregon nivel të ulët, nivel zero komunikimi se nuk dinë të komunikojnë për çështje të caktuara.
Rrushja: Ki kujdes se si shprehesh se sic ke familje ti, kemi edhe ne. Ti e ke egon të lartë, ti nuk e sheh si i injoron femrat.
Bruno: Ti për 5 minuta të shet. Njëherë të thua i zgjuar, pastaj thua injorant.
Top Channel